Pavarësisht temperaturave të larta dhe faktit që disa prej jush mund të kenë shijuar detin dhe rrezet e ngrohta të diellit dje, bëhuni gati të përballoni kapriçot e motit. Ulja e temperaturave dhe shiu do të na shoqërojnë këto ditë e bashkë me to, edhe disa veshje pak më të trasha. Ja shtatë kombinimet që i kanë rezistuar kohës për të qenë gjithnjë në standardin klasik e që ju mund t’i vishni nëse jeni gati për një super pamje.
#1 Xhaketë + këmishë + pantallona të gjera
#2 Pulovër + këpucë me takë
#3 Pallto e gjatë + bluzë e bardhë + paliçeta
#4 Pardesy + xhinse gri
#5 Fustan i gjerë + çorape të bardha + sandale
#6 Fund gri + çizme të gjata
#7 Fustan i gjatë + triko + këpucë të sheshta