Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore ka miratuar planin e punës për muajt në vijim.
Në planin e punës, janë përfshirë dhe çështjet për sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë i votës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimi dhe garantimi i lirisë se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë.
Plani i punës:
Tema dhe Çështje
Dispozita të përgjithshme: objekti, përkufizime dhe parime për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore.
Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve:
– përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve;
– procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve.
Regjistrimi i subjekteve zgjedhore, regjistrimi i kandidatëve, zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 04.10.2021 dhe nr. 28, datë 30.06.2021.
Votimi i shtetasve, administrimi dhe numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 38, datë 9.12.2022.
Kufizimet dhe/ose ndalimet e parashikuara për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.
Institucionet për përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve:
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve;
– Komisionet e nivelit të parë të Administrimit të Zgjedhjeve;
– Komisionet e nivelit të dytë të Administrimit të Votimit.
Infrastruktura e zgjedhjeve:
– Organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve;
– Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimi i materialeve zgjedhore;
– Votimi;
– Kushtet për administrimin e votimit dhe rezultati zgjedhor;
– Teknologjia në zgjedhje, pilotimi, garancitë e votimit dhe te procesit te numërimit;
– Transparenca e veprimtarisë së KQZ-së dhe organeve te tjera.
Fushata zgjedhore, monitorimi i fushatës zgjedhore dhe fushata zgjedhore në media audiovizive dhe në mediat sociale, si dhe ndalimet përkatëse.
Financimi i zgjedhjeve dhe i fushatës zgjedhore:
– financimi i zgjedhjeve;
– financimi i subjekteve zgjedhore;
– financimi i kundërligjshëm i zgjedhjeve dhe financimi i fushatave zgjedhore nga burime te huaja.
Ankimi administrativ, hetimi administrativ, sanksionet dhe ankimi gjyqësor.
Çështje të tjera për zgjedhjet përfshirë sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë i votës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimi dhe garantimi i lirisë se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë.
Grupi i Dialogut mund te vendosë me konsensus për diskutim edhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet.
Hartimi i dispozitave sipas këtij Kalendari mund të kërkojë ndërhyrje legjislative në ligje të tjera si Kodi Penal, ligje te tjera, etj.
Miratimi në tërësi i projektligjit dhe eventualisht i projektligjeve te tjera të lidhura me të.