Ilir Meta ka paralajmëruar rithemelimin e Partisë së Lirisë, në Konventën që do të mbahet më 27 prill. Në fjalën e tij para mbledhjes së Kryesisë, që u mbajt sot, Meta tha se ka ardhur koha që të ndërtohet një parti me baza të reja, ku do t’i jepet fund nepotzimit.
“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i dhënë fund nepotizmit, duke i thënë dhunë mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies hapësirë për alibi e shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta.
Nga ana tjetër, Meta u shpreh kritik, duke theksuar se do t’i jepet fund nepotizmit në parti dhe të gjithë strukturat dhe kakofonisë në drejtim.
Ndonëse nuk përmendi emra, por Meta thotë se Partia e Lirisë nuk mund të ketë dy drejtues, duke ngritur dyshime për spastrim të të besuarve të ish kryetares, Monika Kryemadhit në postet drejtuese.
Meta i bëri thirrje kujtdo që dëshron të drejtojë Partinë e Lirisë që të kandidojë në Konventën e 27 prillit.
“Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit.
Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrje, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr Konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta.