Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare.
Vullnetaret e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër Shqiperi, për të mbledhur mijëra matje të temperaturave.
Ato u përdorën për të krijuar hartat e ngrohjes se qyteteve shqiptare.
Nga matjet doli se qytetet shqiptare vuajnë pervecse nga pabarazia financiare edhe nga ‘pabarazia termike’.
Kjo do te thote se në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta sesa banorët e lagjeve më të gjelbëruara.
Kjo dihet në parim, por diferenca e temperaturave nga njera zone ne tjetren ne varesi te kushteve te jeteses ishte shume e larte, gati 5 grade celsius ndryshim.
Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në tre qytere shqiptare kjo eshte me e theksuar.
Ne Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4 deri ne 6 grade C.
Raoorti gjithashtu vuri ne dukje se ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë të valës së nxehtësisë midis një krahasimi qytetesh të mëdha në rajon.
Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup.
Valët e të nxehtit nuk jane thjesht kuriozitet. Ato kanë implikime për shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike, duke shkaktuar ndikim negativ në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim. /Monitor