MENU
klinika

Parashikimi

Moti bën kthesën e madhe, çfarë na pret sot pas mesditës

16.04.2024 - 10:04

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa. Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në veri. Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

-në zonat e ulëta 8 deri 26°C

-në zonat bregdetare 14 deri 26°C

Mësohet se reshjet do të nisin rreth orës 18:00-19:00 dhe me kalimin e orëve do të shtrihen thuajse në të gjithë rajonin verior, si edhe në në atë qendror, nderkohë që të mërkurën, do të ketë reshje me intensitet të ndryshëm në të gjithë vendin.

Zona Lezhë-Shkodër do të jetë ajo me intensitetin më të lartë të reshjeve duke rrezikuar edhe përmbytje.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit