Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se raportet e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi nuk janë aspak të mira.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se raportet politike me Kryemadhin janë tronditur pas djegies së mandateve e tashmë në parti janë duke marrë vendime për të shmangur nepotizmin.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Çfarë po ndodh ndaj jush dhe zonjës Kryemadhi?
Meta: Asgjë, ca di ti?
Fevziu: Kam të dhëna që jeni treguar shumë agresiv ndaj saj dhe disa personave të tjerë në parti, që duhet të largohen nga partia….
Meta: Asnjë nuk është larguar.
Fevziu: Raporti juaj është i mirë?
Meta: Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe.