MENU
klinika

Ikona e modës

Rihanna konfirmon me veshjen e saj trendin e vitit 2024

16.04.2024 - 10:33

“Animal print” duket se është motivi i kësaj pranvere dhe Rihanna i ka dhënë të gjithë mbështetjen e saj. Teksa mori pjesë në festimin e ditëlindjes së mikeshës së saj Melissa Forde në restorantin ‘The Nice Guy’ në Los Angeles, Rihanna na mahniti me stilin e printit të kafshëve, atë të printit të leopardit.

Themeluesja e Fenty Beauty zgjodhi një fustan leopard mbi të cilin kishte veshur një pallto në stilin e mantelit me një bisht të gjatë dhe voluminoz që lëkundet në çdo hap të saj. Edhe pse printet e kafshëve të dy pjesëve nuk përputheshin, ato funksionuan në mënyrë perfekte së bashku.

Përtej veshjeve në look-un e saj, Rihanna luajti me aksesorët dhe përmirësoi stilin e saj duke përfshirë çorape të zeza të tejdukshme që praktikisht përputheshin me takat e saj, duke zgjatur vizualisht gjatësinë e këmbëve të saj. Më pas ajo shtoi një palë syze dielli Tom Ford dhe e kompletoi look-un me një çantë prej pelushi Louis Vuitton në edicion të kufizuar.

Pra, me pak fjalë, Rihanna sapo vulosi trendin e këtij viti!