Dy vite më parë, ata zyrtarizuan lidhjen, por duket se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e duhura dhe i kanë dhënë fund në këtë fundviti.
E kemi fjalën për këngëtarin Mateus Frroku, i cili kishte plot 9 vite në lidhje, por tashmë ajo i takon së shkuarës.
I ftuar në emisionin “Ditë e re”, Mateus ka deklaruar se nuk është më në një lidhje dashurie, është single. I pyetur nga moderatorja për lidhjen e tij të gjatë ai tha: “Jo, nuk e vazhdoj më lidhjen”.
Ky fundvit nuk ka qenë edhe aq i mbarë për disa nga këngëtarët e famshëm, pasi nuk është vetëm Mateus që i dha fund lidhjes, por një ditë më parë ishte edhe Stine, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale, deklaroi ndarjen nga e dashura e tij.