MENU
klinika

Berisha ngel jashtë PD-së!

Bardhi shton “të përjashtuarit” në grupin parlamentar

16.04.2024 - 12:25

Gazment Bardhi iu drejtua javën e kaluar Kuvendit përmes një shkrese duke bërë të ditur se anuloheshin të gjitha masat disiplinore ndaj deputetëve të djathtë, në mënyrën që ata të ribashkoheshin me grupin parlamentar të PD-së.

Mes të përjashtuarve, ai që përfiton në letër është edhe ish-kryeministri Sali Berisha i pezulluar nga grupi parlamentar i PD me vendim të Lulzim Bashës në 9 shtator 2021 dhe më pas përmes ndryshimeve statutore të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, i përjashtuar.

Kuvendi i Shqipërisë ka reflektuar kërkesën e Gazment Bardhin për të përfshirë në grupin parlamentar të PD-së të gjithë deputetët që kishin një masë përjashtimi nga Lulzim Basha dhe tashmë në faqen zyrtare të Kuvendit lista përbëhet nga 38 deputetë.

Mes emrave gjenden edhe Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj por mungon emri i Sali Berishës.

Burime nga Kuvendi thanë se Sali berisha nuk është rikthyer në listë pasi ai nuk ka qenë anëtar i grupit parlamentar të PD-së as kur parlamenti u konstituua me 10 shtator të vitit 2021.

Në pasqyrimin e bërë në ëeb Berisha vijon të qëndrojë krah deputetëve të pavarur të cilët janë deputetë të PSD-së, Partisë së Lirisë dhe Agron Shehaj e Kasën Mahmutaj.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit