Ministri i Brendshëm. Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut.
Përplasja mes Ballës dhe Bardhit erdhi sepse ky i fundit ndërhyri gjatë fjalës së ministrit, ndërsa Balla i tha se “ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”.
Bardhi: Vazhdoni videoklipin me qenë se e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit
Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës…
(Ndërhyn Bardhi)
Ju ndërhyva gjë kur folët, keni një huq të keq që duhet ta ndryshosh. (Bardhi ndërhyn sërish teksa po fliste për zjarrin në Lushnjë). Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen.
Bardhi: Po pse?
Balla: Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë, tani po të them që gënjeve.