Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Alban Daci komentoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në daljet e tij Meta ka premtuar pastrimin e partisë së tij nga nepotizmi. Ajo që është vënë re është se marrëdhëniet e tij politike me Monika Kryemadhin janë ftohur.
Daci shtoi se Meta duhet të japë sinjale të qartë tek elektorati se është ndryshe dhe arsyet përse do të duhet ta votojnë.
“Në realitetin shqiptar partitë janë kthyer në prona prova private dhe asete familjare. Kjo do të duhej të alarmonte qytetarët dhe shqiptarët. Nëse po ndodh “divorci” nuk di ta them. Por ai duhet të japë sinjale të qarta edhe tek elektorati që ta besojnë apo votojnë që zoti Meta është ndryshe. Me ndryshimin e emrit të Partisë së Lirisë, kemi të bëjmë me dy subjekte të ndryshme asi PL po merr konotacione si një forcë politike populiste. Ndërsa Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte një parti e sesionit të majtë. Unë mendoj se nuk mund të ketë një “katarsis” real, pasi do të ishte, vetëm nëse zonja Kryemadhi bashkë me të tjerë do të kishte kundërshtuar kthimin e zotit Meta”, tha Daci.
Gjithashtu ai theksoi se thuasje e gjithë klasa politike ka probleme me SPAK. Pra nuk është problemi tek SPAK por mënyra se si politika ka operuar.
“ Meta ka pasur angazhime të rëndësishme në Shqipëri, por çdolloj qasje e tij duhet të jetë një qasje që duhet të na shqetësojë. Problemi i Metës nuk mënyra se si do ta emërtojë ai partinë, por fakti se sa ai do të jetë koherent dhe sa do t’i bindë shqiptarët përse do të duhet ta votojnë. Absurditeti më i madh i liderëve është që zakonisht kur dikush bëhet president Republike, ai e mbyll karrierën si president, por në Shqipëri ndodh e kundërta.”, ka thënë më tej Daci.