MENU
klinika

"Ja periudha kur do të lirohet nga qelia"

Beleri kandidat për eurodeputet në Greqi, studiuesi Bido zbardh prapaskenat e forta

16.04.2024 - 19:56

Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin tashmë që është zyrtarizuar nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për Eurodeputet. I ftuar në një program televiziv, studiuesi tha se Beleri mund të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit.

“Mundet që ai të ndërhyjë në mënyrë brutale në punët e brendshme të Shqipërisë. Beleri e ka zgjedhur vetë të jetë përfaqësues i klasës politike të shtetit grek”.

Sipas tij, Fredi Beleri shkoi aty ku e ka vendin, në Greqi, shtetin për të cilin Bido thotë se do të punonte edhe këtu në Shqipëri. Kandidimi i tij për eurodeputet sipas Bidos ka për qëllim që në të ardhmen të ketë influencë në Shqipëri, duke qenë se dy tentativat e para të Greqisë dështuan.

“Arsyeja pse është bërë siç e pasqyrojnë dhe mediet e greke sepse demokracia e re ka frikë se ka rrjedhje të votave drejt partive neonaziste… Është pragmatizëm politik dhe një ëndërr e një pjesë të vogël politikanësh që duan të shtrijnë influencën në Shqipëri. Tentuan ta bëjnë me zgjedhjen e Belerit, me censin. Do tentojnë dhe në të nesërmen, këtu duhet të jemi seriozë. Pjesa e burokracisë nacionaliste është duke mbjellë një fidan të ri që do na dalë rrugës. Do na dalë sepse do të dalin disa idiotë të dobishëm në Shqipëri që do thonë se është normale që një Eurodeputet i huaj flet për çështje të politikës së brendshme”, tha më tej ai.

Nga dje sipas Bidos, Beleri është politikan i shtetit grek, prandaj shtoi ai, duhet “t’i hiqet edhe nënshtetësia shqiptare”.

“Nga dje ai është politikan grek nuk është më politikan shqiptar,. Kushdo që thotë të kundërtën do të thotë se është duke bërë një lojë”, tha më tej ai.

Çfarë ndodh më pas me Belerin nëse zgjidhet eurodeputet?
“Nuk lirohet askush nëse është i burgosur. Gjithsesi ai do lirohet deri në shtator. Deri në shtator e kryen vuajtjen e dënimit të vetë. Në shtator mblidhet dhe PE. Ai është një person i dënuar. Do presim nëse dënohet për vjedhje votash. Problemi është nëse do kemi sërish njerëz të cilët këtë Eurodeputet grek do të tentojnë që ta pasqyrojnë si politikan shqiptar. Beleri është nga dje politikan grek që mund të flasë për interesat e Greqisë. Por kushdo që na e shet si politikan të Himarës është duke vepruar kundër interesave kombëtare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"U faktua që s’ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën"

Fredi Beleri kandidat për eurodeputet grek, studiuesi Ardit Bido: Nxori fytyrën e tij