MENU
klinika

"Na maj pritet edhe momenti final për të festuar"

Bajram Begaj përshëndet votimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësim të Kosovës në KiE

16.04.2024 - 20:33

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KiE që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj thotë se tashmë duhet të pritet hapi final në muajin maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar”, shkruan Begaj.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Pro votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan. Ndërkohë asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN