MENU
klinika

Aksesori i preferuar edhe i kryeministrit

Çfarë domethënie ka byzyluku i kuq që mbajnë artistët?

17.04.2024 - 11:46

Ata që janë të vëmendshëm, nuk janë ndalur vetëm te veshjet sportive të kryeministrit Edi Rama, përgjatë gjithë këtyre viteve të tij në politikë, por kanë vënë re edhe detajet e aksesorëve të tij. Janë kryesisht byzylykët ata që tërheqin syrin në dorën e tij të djathtë. Ndryshojnë herë pas here, por së fundmi, zgjedhja e tij përkon edhe me ato të shumë personazheve të njohur të botës së artit.

Çfarë domethënie ka byzyluku i kuq i Edi Ramës dhe

Angelina Jolie, Tom Cruise, Lady Gaga, Madona, Leonardo Di Caprio, Demi More, Paris Hilton, Miley Cirus, Gëyneth Paltroë, Britney Spears, Ariana Grande e shumë të tjerë, mbajnë të njëjtin byzylyk.

Arsyeja, siç besohet, është e njëjtë për të gjithë. Byzyluku i kuq, i përbërë kryesisht nga fije të holla (të mbështjella disa herë ose me disa nyje) mban larg energjitë e këqija dhe shërben si një lloj mbrojtje.

Çfarë domethënie ka byzyluku i kuq i Edi Ramës dhe

Trendi i byzylukut të kuq nisi në fund të viteve ’90-të, kur Madonna u përfshi në praktikën Kabbalah, një formë mistike e Judaizmit. Byzylyku  i saj fatsjellës ra në sy menjëherë në publik dhe prej atëherë u bënë të shumtë artistët që iu bashkuan.

Duke qenë që njerëzit publik janë përherë në sy të të tjerëve, kanë format e tyre të vetëmbrojtjes nga ‘syri i keq’ dhe përmes tij tregojnë besime të caktuara./ Nga Living

Çfarë domethënie ka byzyluku i kuq i Edi Ramës dheÇfarë domethënie ka byzyluku i kuq i Edi Ramës dhe