“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Çfarë është laringospazma që prek më shumë fëmijët
Mjeku: Laringospazma është një kontraktim muskular i pakontrolluar dhe i pavullentshëm (spazmë) të kordave zanore. Një gjendje që zakonisht zgjat pak minuta deri në 30 minuta, por që shkakton ndjesinë e mbytjes, duke nxitur panik dhe frikë tek personi që preket.
Kriza nis papritur dhe po ashtu papritur përfundon. Vështirësitë respiratore mund të lënë pas simptoma si të vjella dhe mungesë oreksi.
Shkaqet më të zakonshme kërkohen në tre makro-gjendje të mundshme:
Pezmatimi (inflamacioni)
Infeksioni,
Alergjitë.
Zakonisht laringospazma nuk është një emergjencë mjekësore dhe prognoza është e mirë, por sidomos episodi i parë mund të shkaktojë panik qoftë tek pacienti qoftë tek ai që ka afër. Në rastin e fëmijëve rekomandohet që të lajmërohet mjeku për çfarë ka ndodhur.
SHKAQET
Në veçanti prek fëmijët nga 1 në 3 vjeç, por mund të ndodhë dhe tek të rriturit, sidomos gjatë natës ku provokon një zgjim të papritur. Laringospazma, veçanërisht tek fëmijët, mund të ndodhë gjatë stinës së ftohtë, pasi dhe virozat janë më të përhapura në këtë stinë.
Shkaqet kryesore të laringospazmës janë:
Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (përgjithësisht virale, përfshi ftohjen dhe gripin)
Alergjitë
Astma
Refluksi i gastroezofagut tek të rriturit, veçanërisht gjatë natës që mund të çojë në kriza të rënda të apneas.
Mund të shpërthejë dhe nga kontakti me substanca irrituese si duhani, pluhuri apo lëngjet (si për shembull në rastet kur mbytesh në ujë të kripur).
Fëmijët me alergji para-ekzistuese apo astma janë më të predispozuar për tu prekur nga laringospazma. Ndërsa tek të rriturit ajo mund të shfaqet dhe pas një stresi apo ankthi.
SIMPTOMAT
Krizat e laringospazmës mund të zgjasë edhe disa minuta, por përgjithësisht episodet nuk e kalojnë më pak se një minutë.
Laringospazma karakterizohet nga këto simptoma:
Ulje e zërit dhe paaftësia për të folur
Ndjesia e mbytjes
Vështirësi në frymëmarrje
Zhurma respiratore akute
Kolla e mirë (si lehëse, mbytëse)
Takikardi
Zhurma tipike e shkaktuar nga vështirësia e frymëmarrjes
Djersitje
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.