Prej disa ditësh kryetari i PL, Ilir Meta ka shtuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e akuzon se kontrollohet nga qeveria.
Këto deklarata janë komentuar në emisionin “Opinion” nga Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.
Ky i fundit nëpërmjet ironisë, është shprehur se SPAK duhet të shkojë të banka ku ka pasurinë Meta dhe të sekuestrojë dhe florinj për të cilët e akuzojnë se i ka vjedhur.
Blushi: Unë po jap informacion, i ka te “Abi Bank” florinj të gjitha pasuritë e veta, të shkoj SPAK dhe t’i marrë.
Fevziu: Florinjtë? Kë flori?
Blushi: A akuzohet se ka vjedhur floririn, i ka te “Abi Bank”, a akuzohet se ka fituar para me korrupsion?
Fevziu: Bankat kanë sekret hetimor.
Blushi: Ne po e ndihmojmë SPAK-un.