Deputeti Pandeli Majko solli në vëmendje në parlament daljen e Shqipërisë nga vendet e monitoruara nga KiE, teksa iu drejtua Gazment Bardhit, duke përmendur edhe rolin e Lulzim Bashës si raportues në KiE.
“Në këtë atmosferë korrupsioni droge, trafiku, KiE mori një vendim ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet”, tha Majko.
Nga ana tjetër, Basha u përgjigj nga foltorja duke treguar se shqetësimi në Europë është dyfishuar për Shqipërinë.
“Zoti Majko në fakt mos u gëzoni para kohe. Me të vërtetë e hartuar nga një dyshe, rekomandoi këtë duke e mbajtur si një çështje rutinore. Shqetësimet për Shqipërinë janë dyfishuar, në Bernë për pastrim parash. Janë dyfishuar në Komisionin e Venezias. Mos kujtoni se ekspertët e KiE nuk i lexojnë raportet e DASH, ekspertëve të Freedom House që tha se Shqipëria ka nevojë për dyfish monitorim. Që të meritosh ndarjen nga monitorimi nuk duhet të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës. Shqetësimi në KiE është dyfish më i madh se vitin e kaluar. Është meritë e kryeministrit tënd, qeverisë tënd. Do t’ja dëgjoni krismën”, u shpreh Basha.