MENU
klinika

Foto

Basha indiferent ndaj telefonit të Bardhit; çfarë nuk u pa sot nga debati në Kuvend

18.04.2024 - 12:38

Seanca planare edhe këtë të enjte është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Kuvend.

Në fotot e publikuara nga agjencia LSA, duket kreu i PD, Lulzim Basha i cili nuk denjon të shikojë në asnjë moment telefonin e Gazment Bardhit.

Nga ana tjetër ministret Elisa Spiropali dhe Mirela Kumbaro diskutojnë me njëra-tjetrën gjatë debatit në seancë.

Ndërkohë në seancën e sotme Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ka kërkuar kryeparlamentares shpjegim se pse është bllokuar kërkesa e opozitës për mocion me debat në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Bardhi tha se PD-ja ka shprehur shqetësimin që lufta e qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ceduar dhe ka favorizuar grupe kriminale, duke sjellë çështjen e Olsi Ramës.

Teska Bardhi debatoi me mazhorancën, kryedemokrati Lulzim Basha, e ka cilësuar show të radhës përplasjen mes Bardhit-Spiropalit dhe Çuçit në nisje të seancës së sotme.

Në fjalën e tij Basha tha se qytetarëve nuk ju interesojnë më pazaret, por duan të shohin projektligjet në seancë, që janë vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit dhe ndihma ushtarake për Kosovën.

“Sillni sot këtu interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, ku e ke interpeleancën me Ramën për kampet e refugjatëve, por për Arben Ahmetajn. Ka 4 muaj që mbani amendamentin për Kosovën., Nuk ka nevojë Kosova për duartrokitje dhe për lëpirje, ka nevojë poër otimin për ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës, këtë viti dhe çdo vit tjetër. Ku e keni amendamentin, meqë e keni kthyer ne bunker konferencën e kryetarëve. Çfarë keni bërë me projektligjin për vettingun epolitikanëve. Pse nuk sillni projektligjin për heqjen e imunitetit të politikanëve”, tha Basha.

Basha indiferent ndaj telefonit të Bardhit; foto çfarë nuk u paBasha indiferent ndaj telefonit të Bardhit; foto çfarë nuk u paBasha indiferent ndaj telefonit të Bardhit; foto çfarë nuk u pa