MENU
klinika

"Nëse është trim, le të…"

Meta vijon kërcënimet: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi!

18.04.2024 - 21:54

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në Syri TV, se Altin Dumanin e kontrollon Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.

Meta tha se “reformën në drejtësi e kam bërë unë kur u miratua me 140 vota, ndërsa Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën bënë atë, që zgjodhën Arta Markun si Kryeprokurore me 69 vota”.

“Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik.

Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi, dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për ti marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha Meta.

“A është trim, le të thërrasë atje Edi Ramën”, u shpreh Meta.

Kreu i PL-së tha se Dumani e ka tepruar shumë, duke ia përmendur emrin dhe duke i çuar edhe njerëz që të largohet nga Shqipëria.

“Kam menduar dhe kam shpresuar që ky Dumani do të bënte diçka, por e vërteta është që ajo që bëri me gazetarin Elton Qyno është shumë e rëndë, pasi këta bëjnë hetim me regji, ca i fshijnë dhe ca i hetojnë”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN