MENU
klinika

Hidhet molotov

Opozita sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, qëllojnë me bojë dhe mollë

19.04.2024 - 11:44

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës së bashkisë ka forca të shtuara të forcave policore, ndërkohë që efektivë shihen edhe në tarracën e godinës.

Forcat e FNSH shihet se janë të pajisur me skafandra dhe mjete të nevojshme nëse situata tensionohet si në protestën e kaluar.

Në nisje të protestës opozita ka qëlluar me bojë dhe mollë bashkinë.

Pjesë e protestës janë bërë edhe Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.