MENU
klinika

Përshkallëzohet situata

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës

19.04.2024 - 12:53

Protestuesit para bashkisë po tentojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të bashkisë Tiranë.

Të udhëhequr nga këshilltarët e Rithemelimit dhe Partisë s ëLirisë, ata po përplasen me policinë.

Demokratët, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë arritur që të çajnë kordonin metalik të vendosur nga policia.

Në ndihmë për të lëvizur gardhin metalik i kanë ardhur dhe qytetarë, ndërsa protestuesit kërkojnë që të futen brenda bashkisë.

Qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit për t’ju bashkuar protestës qëlluan më parë me bojë, pampersa dhe mollë godinën.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë.

Kjo është protesta e tretë e opozitës para bashkisë së Tiranës.