Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mori fajin e djegies së mandateve, por tha se sic është ajo fajtore janë të gjithë deputetet e PL që bënë atë veprim.
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, Kryemadhi u shpreh se nepotizmi në parti nuk është fatkeqësi, ndërsa theksoi se beson me tepër tek institucioni sesa lideri.
“Djegia e mandateve që përmendet nga të gjithë ne. Unë jam fajtore, por sic jam unë faji fillon faji tek të gjithë deputetet që dogjën mandatet. Faj nuk është jetim. Fajin do ta marr unë. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Bashës, nuk e konsideroj fare atë. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, por besuam në opozitarizëm, prandaj arritëm në atë gjë. Keni frikë për të uruar edhe Ditëlindjen Monika Kryemadhit. Duartrokitjet tuaja duhen për të mbledhur votat, për të takuar qytetarët, duhen për të falënderuar njerëzit që ju suportojnë. Sa i takon nepotizimit dua t’ju them një gjë. Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Partia jone bazën dhe vlerën e ka te partia. Ne besojmë tek prindit, tek familja. Nuk besoj tek lideri, por tek institucioni”, tha Kryemadhi.
Po ashtu gjatë fjalës së saj ajo theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun.
“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo.