MENU
klinika

Bëri ironi me emrin e tij

Rama i kërkon falje Mark Markut në podcast: Nuk jam krenar!

20.04.2024 - 09:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku dhe aktualisht pedagog në gazetari, ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

Rama i kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’ gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.

“Ndjesë për arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thosha emrin Mark Marku por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot”, tha Rama.

Mark Marku tregon dhe historinë e emrit të tij.

“Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai. Problemi ka qenë në gjendje civile. Në dokumente shkollorë ndryshonte. Kur shkova në Francë për studime”, u shpreh ai.