Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në vitin 2022 i vuri flakën 3 automjeteve. Në prangat e policisë u vu Frank Ndoja (Bibaj, Kasneci).
Bëhet me dije se, në datën 23 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 03:20 në lagjen ‘Ndoc Mazi’ të qytetit të Shkodrës, 48-vjeçari u vuri flakën 3 automjeteve, një Benzi në pronësi të A.D., një Volkswageni në pronësi të K.L. dhe një Benzi tjetër në pronësi të K.D.
“Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..”, thuhet në njoftimin e policisë.