MENU
klinika

Hodhën shishe me molotov

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

20.04.2024 - 11:17

Policia e Tiranës informon se ka arrestuar tre persona për dhunën dhe hedhjen e shisheve me molotov dje në protestën para bashkisë së kryeqytetit.

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan dje për herë të tretë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Dhjetëra koktejl molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, zjarr që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, përplasje dhe dhunë ishte rezultati i protestës së djeshme të disa militantë të opozitës të udhëhequr nga Flamur Noka i Rithemelimit dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë.

Pas protestës ekspertë të grupit hetimore dhe vetë drejtori i policisë, Tonin Vocaj shkoi në vendngjarje për të mbledhur provat e protestës së dhunshme e cila u dënua dhe nga ndërkombëtarët.