20.04.2024 - 12:32
Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lezhë. Bëhet fjalë për Kastriot Kolaj, i cili akuzohet si autor i katër vjedhjeve. Sipas informacioneve të policisë, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës janar-prill 2024.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.