MENU
klinika

Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët?

Pandemia e ardhshme do të shkaktohet nga gripi

20.04.2024 - 21:35

Shkencëtarët besojnë se pandemia e ardhshme me shumë gjasa do të shkaktohet nga një grip.

Studimi që ka përfshirë 187 shkencëtarë me eksperiencë do të publikohet javën e ardhshme në Barcelonë në Kongresin e Shoqatës Europiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive.

Sipas studimit ndërkombëtar, 57% e ekspertëve mendojnë se një lloj virusi i gripit do të shkaktojë pandeminë e ardhshme, sëmundje infektive vdekjeprurëse.

“Gripi shfaqet çdo Dimër. Mund t’i konsiderojmë si pandemi të vogla. Ato janë të kontrollueshme sepse shtamet që i shkaktojnë nuk janë shumë virulente”, thotë Jon Salmanton-García nga Universiteti i Këlnit, pjesë e studimit.

Ndërsa 21% e ekspertëve mendojnë se shkaku tjetër i një pandemie të mundshme në të ardhmen ka të ngjarë të jetë një virus i quajtur “Sëmundja X”, që është i panjohur për shkencën. Ekspertët besojnë se këtë do ta shkaktojë një mikroorganizëm i paidentifikuar që do të shfaqet njësoj Sars-Cov-2 që shkaktoi Covid-19 në vitin 2019.

Ndërsa pjesa tjetër e shkencëtarëve besojnë se kërcënim është ende Covid-19.