MENU
klinika

Skemë e re vaksinimi

Kolla e mirë/ Komiteti rekomandon dy doza shtesë kujtese

21.04.2024 - 11:43

Rritja e rasteve me kollë të mirë ka nxitur komitetin kombëtar të vaksnimit të rekomandojë shtimin në kalendarin bazë të vaksinimit të dy dozave kujtese jo qelizore për sëmundjen e Pertus.

Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini shpjegon për RTSH se për cilat mosha vjen ky rekomandim.

“Për të bërë dy doza kujtese në mosha respektive 4 dhe 6 dhe më pas në moshën 13 vjeç. Rekomandimi aktual është një kombinim i kalendarit kombëtar më kollën e mirë që është qelizore me atë aqelizore me dozat e kujtesës në vazhdim“, tha Tomini.

Por cili është dallimi mesa një vaksine qelizore dhe jo qelizore? Tomini shpjegon se diferenca qëndron te reagimi imuntar.

“Me 6 valente kemi një qetësi fiziologjike, pra nuk ka reagime më temperaturën e lartë, gjë që prindërit i shqetëson shumë kur bëjmë 5 valente ndërkohë kjo e fundit jep një imunitet shumë më të zgjatur”, shtoi ajo.

Aktualisht në sistemin publik ofrohet vaksina pentavalente qelizore për 5 sëmundje të ndryshme ndërsa në atë privat hegzavalente por aeqelizore.

Rekomandimi për dy doza kujtese pertus aqelizore shkon edhe për personelin mjekësor pediatrik dhe infektv si dhe për gratë shtatzëna pas javës së 26.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu