MENU
klinika

Presidenti serb: Do vazhdojmë të luftojmë…

Osmani dhe Vuçiç përballen në Këshillin e Sigurimit të OKB!

22.04.2024 - 09:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën të hënën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë.

Osmani në këtë seancë do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo, thuhet se do të flasë për “domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Ndërkohë Vuçiç nga ana tjetër, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u pranua nga LDK e Isa Mustafës marrëveshja e Mini-Shengenit në SHBA

“Devijim që të çon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë