MENU
klinika

Nga bisedat me gra, tek… Ja pseudonimi që kishte zgjedhur

Bosi i mafies Matteo Messina Denaro përdorte profile të rreme në Facebook dhe Instagram!

22.04.2024 - 11:28

Matteo Messina Denaro kishte profile të rremë në Facebook dhe Instagram. Bosi i mafies u arrestua më 16 janar të vitit të kaluar në një klinikë private në Palermo, ku po trajtohej, pas 30 vitesh në arrati dhe vdiq më 25 shtator 2023, në spitalin San Salvatore në Coppido.

Pseudonimi i tij ishte Francesco Averna. Në Facebook ai kishte 4 miq, duke përfshirë tre gra nga Campobello di Mazara (qyteti ku jetonte) dhe një dyqan veshjesh sportive nga Partanna. Ndërsa në Instagram ndiqte 447 profile dhe kishte 63 ndjekës. Fotoja e tij? Një qen i vogël me një qafore.

Pseudonimi në rrjetet sociale
Siç shkruan La Repubblica, Matteo Messina Denaro u prezantua në rrjetet sociale si Dr Francesco Averna, “kirurg, i diplomuar në Universitetin Bocconi në Milano, beqar”.

Sipas hetimeve, bossi i mafies përdorte Facebook-un për mesazhe private: kishte shumë gra me të cilat shkëmbente batuta, disa prej të cilave i kishte takuar. Në bisedat e tjera ai fliste për jetën e tij normale, mes klubeve dhe palestrave.

Tashmë në vitin 2013, në Facebook kishte dalë në kërkim Messina Denaro. Në atë kohë dyshohet se shefi i mafies bisedonte me motrën e tij Anna Patrizia, e cila kishte zgjedhur emrin e një perandoreshë romake, Lucilla.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu