MENU
klinika

Ulje temperaturash dhe reshje shiu

Meteorologia Lajda Porja zbulon si do paraqitet moti në ditët e ardhshme

22.04.2024 - 12:03

E hëna ka nisur me kthjellime por ditët në vijim pritet një situatë e paqëndrueshme atmosferike me reshje shiu. Meteorologia Lajda Porja thotë se reshjet e shiut do të jenë prezente kryesisht në zonat jugore dhe juglindore. Parashikohet që të enjten dhe të premten, reshjet të jenë më të pakta.

Temperaturat do të pësojnë ulje. Problematike do të jetë edhe parametri i erës, ku sipas meteorologes, në brigjet e Jonit, shpejtësia do të arrijë në mbi 50 km/orë. Edhe rajoni do të mbizotërohet nga moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe me temperatura 17-18 gradë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do të kemi ndryshim të situatës atmosferike pas mesnatës, ku do të kemi zhvillim të vranësirave, duke bërë që e marta dhe mërkurë të jetë me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në zonat jugore dhe juglindore. Do t’i kemi kryesisht reshje shiu për shkak se do të kemi rritje të temperaturave në orët e para të mëngjesit, duke i bërë mëngjeset të ngrohta dhe duke na shoqëruar një mot i ngrohtë dhe i lagësht. Parashikohet që edhe e enjtja dhe e premtja të jenë me vranësira dhe reshje, por do të jenë disi më të pakta. E marta dhe e mërkura do të sjellë rënie të temperaturave, duke bërë që të zbresin në 19 apo 20 gradë ndërsa të enjten dhe të premten do të luhaten në 20 apo 21 gradë, temperatura tipike të prillit. Parametri i erës do të jetë problematike në orët e vona të mbrëmjes, kryesisht në brigjet e detit Jon, ku shpejtësia e saj do të jetë mbi 50 km/orë.”, u shpreh meteorologia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye