MENU
klinika

Përplasja në OKB

Osmani bën për “ujë të ftohtë” Vuçiçin: Kosova shteti më demokratik, Serbët po i dhunon Beogradi

22.04.2024 - 17:54

promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera”, tha ajo.

Më tej Osmani i ka kujtuar Vuçiçit se serbët në veri po torturohen nga vetë Beogradi, teksa solli në vëmendje rastin e opozitarit Sanduloviç i cili i rrah brutalisht nga shërbimi sekret serb pasi vendosi lule te varri i një vogëlushe të vrarë nga shteti serb.

Osmani, ka akuzuar Serbinë se ajo ka qenë ndezësja e agresionit ndaj Kosovës, duke përmendur këtu rastin e rrëmbimit të policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve kosovarë dhe sulmin në Banjskë.

Ajo deklaroi se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi autorët e sulmit qarkullojnë lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e Vuçiçit.

“Përpjekjet nga Serbia për destabilizim janë aktive. E ka eskaluar agresionin fillimisht me kidnapinimin e policëve, sulmin ndaj gazetarëve e sulmin terrorist ndaj Kosovës në shtator. Pas këtij sulmi, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka përdorur prani të madhe ushtarake të artilerisë me tanke e njësi të mekanizuara…Serbia bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë…Serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova po nga Qeverisë e Serbisë”, është shprehur presidentja Osmani.

Duke folur për procesin e votimit në veri, Osmani ka theksuar se serbët lokalë u mbajtën nën presion dhe s’e shfrytëzuan mundësinë për votim ditën e djeshme.

Vlen të përmendet se Osmani gjithashtu u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit së bashku me 4 gra të dhunuara nga regjimi i Millosheviçit gjatë luftës, si një provë për krimet e luftës nga serbët.

Ajo tregoi historitë e dhimbshme të grave të dhunuara, teksa theksoi se edhe pas kaq shumë vitesh, ato po presin drejtësi për atë që kanë përjetuar