Jeni gati për një udhëtim në Shqipëri këtë verë? Zbuloni në cilën zonë të qëndroni në Tiranë! Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana ndodhet në qendër të vendit dhe ka një popullsi prej 726 547 banorësh, shkruan Samuel Metairie në revistën franceze të udhëtimeve “Generation Voyage”.
E themeluar në vitin 1620, Tirana është qendra kryesore industriale dhe kulturore e vendit. Epoka e diktaturës komuniste është shumë domethënëse, megjithëse që nga hapja e saj demokratike, qyteti është cilësuar si i furishëm, i gjallë dhe i këndshëm për t’u vizituar.
Akomodimi në Tiranë është i përballueshëm për të gjitha buxhetet. Modernizimi po zë vend edhe në Shqipëri dhe po rrit koston e jetesës lokale. Ja në cilën zonë të qëndroni në Tiranë!
Në qendër të qytetit
Qendra e qytetit të Tiranës është plot me ndërtesa historike, sheshe, parqe të vogla, bulevardë të mbushur me njerëz. Qendra e qytetit shtrihet në veri të kalatave të lumit Lana dhe ofron më shumë se një aktivitet turistik që meriton interes: Piramida e Tiranës, një gjurmë që mban shëmbëlltyrën e regjimit të Enver Hoxhës. Mbi të gjitha, përfitoni nga qëndrimi në Tiranë për të vizituar Bunk’Art, bunkerin anti-bërthamor të Enver Hoxhës, i ndërtuar në fshehtësi midis viteve 1972 dhe 1978.
Sot është një muze nëntokësor që ju lejon të rijetoni ashpërsinë e kushteve të jetesës nën regjimin e diktaturës dhe sfidat e Luftës së Ftohtë falë ekspozitave që ndërthurin historinë e vendit dhe artin modern. Vizita kronologjike fillon në vitin 1939 me pushtimin italian dhe përfundon në vitin 1991 me fundin e diktaturës komuniste.
A ju pëlqen historia dhe kultura?
Muzeu Historik Kombëtar është një gjë vend që nuk duhet të humbisni gjatë qëndrimit në Shqipëri, veçanërisht nëse zgjidhni të qëndroni në Tiranë. Ky është muzeu më i madh në Shqipëri, ku gjurmohen periudhat parahistorike, greke dhe romake, mesjetare dhe të rilindjes shqiptare. Gjithashtu, shijoni Sheshin Skënderbej, një hapësirë e rëndësishme ku ndërthuret stili fashist italian, epoka staliniste sovjetike dhe stili otoman.
Blloku
Dikur një zonë e rezervuar për elitën politike gjatë diktaturës komuniste nga viti 1945 deri në 1991, Blloku është vendi më trend i Tiranës: të rinjtë takohen atje për të dalë në mbrëmje. Do të gjeni gjithashtu shumë butikë luksoze, kafene, restorante dhe klube nate. Pijet janë të lira dhe fasadat shumëngjyrëshe janë një vend i preferuar për artin e rrugës.
Në jug të qytetit, shtrihet një zonë gjelbërimi prej 289 hektarësh, e rrethuar nga një liqen i madh: Parku i Madh i Tiranës, i njohur si “Parku i Madh”, ideal për një pushim relaksues larg bulevardeve të zhurmshme të qendrës së qytetit. Kjo është padyshim një nga zonat më të mira për të qëndruar në Tiranë.