MENU
klinika

Mesazhi i kryetarit të PD-së

Basha pa kandidatë, kërkon ndihmën e qytetarëv

22.04.2024 - 21:24

Kryetari i PD Lulzim Basha tashmë i mbetur me një grusht njerëzish nga pas, ka dalë me një fushatë të re duke kërkuar mendimin e qytetarëve për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputet.

Me anë të video-mesazhi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Basha rendit të korruptuarit dhe të inkriminuarit e qeverisjes se Edi Ramës, ata që janë dënuar, janë arrestuar dhe janë nën hetim.

Në mesazhin e tij zoti Basha ka bashkangjitur një adresë e-maili dhe një numër Whtasappi nga i cili qytetarët mund të japin propozimet e tyre.

“Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj. Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”, thuhet në postim.