MENU
klinika

“Koha të ndryshojmë opozitarizmin”

Meta: Partia e Lirisë do të shpërthejë shumë shpejt

23.04.2024 - 20:11

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon të trumbetojë se në Konventën e 27 prillit, do të merren vendime të rëndësishme për ditën e ndryshimit, e cila sipas tij duhet të kishte ardhur prej kohësh, por nuk ka ndodhur për shkak të opozitës.

Këto deklarata Meta i bëri nga Shkodra, ndërsa foli edhe për situatën në të cilën ndodhet Partia e Lirisë, duke anashkaluar Kryemadhin.

“Programi ynë me 5 prioritete, me një organizim perfekt do të ndihmojë t’i japim dimension tjetër opozitarizmit në vend, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Gjithashtu sa i përket, përplasjes së çiftit Kryemadhi-Meta, ky i fundit thuajse nuk u përgjigj drejtpërdrejt, ndërsa theksoi nga ana tjetër se Partia e Lirisë sipas tij, do të shpërthejë shumë shpejt.

“Nuk ka ku zvogëlohet më shumë se çfarë u zvogëlua PL. Por Partia e Lirisë do të shpërthejë shumë shpejt. Statuti i PL do t’i japë hov këtij shpërthimi, takojmë çdo ditë njerëz që po na bashkohen. Sot kemi një kandidate të re, për zëvendës presidente, Mirjeta Asqeriu, përballë Erisa Xhixhos”, shtoi Ilir Meta nga Shkodra.