MENU
klinika

Zbarkon në “oborrin” e amerikanëve

Si po “vjedh” në heshtje Kina ishullin e preferuar të SHBA

24.04.2024 - 09:24

Kina duket se e ka të pamundur të mos “ngatërrohet” me punët e SHBA-së, apo të mos afrohet në “oborrin e saj”.

Tani, në qendër të vëmendjes është një ishull i Karaibeve që ndodhet vetëm 220 milje larg brigjeve të Ishujve Virginia të SHBA.

Në ishullin Antigua, në vend të një parajse natyrore, duhet të ndërtohet një zonë e posaçme ekonomike e menaxhuar nga Kina, sipas disa dokumenteve konfidenciale të ekzaminuara nga revista amerikane Newsweek.

Kjo zonë do të ketë formalitetet e veta doganore dhe imigracioni, një port transporti dhe një linjë ajrore të dedikuar, si dhe do të mund të lëshojë pasaporta. Si dhe garantimin e aktiviteteve që do të ofrojnë gjithçka: nga logjistika te kriptovalutat, nga kirurgjia e fytyrës te “virologjia”. Sipas dokumenteve të analizuara nga vetë Newsweek, Kina, kompanitë e saj shtetërore dhe ndërmarrjet private të lidhura po zgjerohen me shpejtësi në shtetin ishullor të Antigua dhe Barbuda dhe vende të tjera të Karaibeve, në një rajon strategjik të njohur prej kohësh si “kufiri i tretë i Amerikës”.

Island of Antigua, about 220 miles from the U.S. Virgin Islands, taken over by China | Political Talk

Prania në rritje e Pekinit atje është potencialisht sfida më e madhe e jashtme për Shtetet e Bashkuara që kur Bashkimi Sovjetik u vendos në Kubë në vitet 1960, dhe për këtë arsye ushtria amerikane do të ishte e shqetësuar.

Shkurtimisht: qindra miliona dollarë kredi dhe grante nga përtej Murit dhe ndërtimi i madh i infrastrukturës kritike, duke përfshirë portet, aeroportet dhe sistemet e ujit nga kompanitë shtetërore kineze, po e transformojnë Antiguan, që dikur konsiderohej si pjesë e “oborrit të shtëpisë” amerikane.

Përmes gjithë kësaj, Kina është bërë “huadhënësi i zgjedhur” i ishullit të Antigua-s, duke ofruar norma interesi prej 2%.

Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Zelensky, shkarkon disa nga gjeneralët e lartë!

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit