MENU
klinika

Shtyhet seanca! Ja arsyeja

Gjyqi ndaj Ervin Salianjit/ Pranohet kërkesa e avokatit mbrojtjës

24.04.2024 - 11:11

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është shtyrë seanca ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji.

Në këtë seancë raportohet se për arsye shëndetësore avokati i tij nuk është paraqitur.

Avokati Ledio Braho ka bërë një kërkesë që seanca të shtyhet, kërkesë e cila është marrë në konsideratë.

“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, thuhet në kërkesën e avokatit.

Prokurori ka deklaruar se seanca nuk mund të vazhdojë dhe ka kërkuar shtyrjen e procesit në një datë tjetër.

Nga ana tjetër, avokati i Geron Xhafajt ka deklaruar se mungesa e Salianjit është e qëllimtë dhe ka kërkuar caktimin e një mbrojtësi ligjor kryesisht dhe vijimin e seancës.