MENU
klinika

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD

24.04.2024 - 11:59

Lulzim Basha thotë se protestat nuk janë ‘antibiotik për infeksionin e një pjesë të opozitës’. I pyetur nga gazetarët nëse është gati për një protestë kombëtare, ai tha se PD ka thirrur dhe do vazhdojë të therrasë protesta.

Sipas Bashës, protestat nuk thirren për të treguar muskujt mes opozitës, pasi kjo është rruga që shkatërron frymën e opozitarizmit.

Ai thotë se qëndrimi i PD është që Rama qeveris në mënyrë antikushtetuese, ndërsa theksoi se shqiptarët duan një alternativë të mirë dhe të besueshme qeverisëse.

Pyetje: A është gati Basha të therrasë një protestë kombëtare për të kundërshtuar këtë krizë kushtetuese?

Basha: PD ka thirrur protesta dhe do thërrasë protesta, por nuk është antibiotik për aneminjtë apo infeksionin e një pjesë të opozitës, nuk është as mënyrë për ti treguar muskujt sa thërras unë dhe sa ti. Kjo shkatërron frymën e opozitarizmit dhe mban në pushtet një person i zhytur në afera korruptive. Shqiptarët presin alternativën dhe që alternativa të jetë e besueshme duhet të argumentojmë qëndrimin tonë. Qëndrimi jonë është i qartë, Rama qeveris në mënyrë antikushtetuese, qep ligj me porosi që kanë zhytur vendin në korruipsion.