MENU
klinika

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

24.04.2024 - 13:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës në lidhje me debatin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese, Bardhi tha se Lulzim Basha nuk e ka nënshkruar mocionin kundër Olta Xhakës që në qershor të 2022, për shkak, sipas tij të miqësisë që një bashkëpunëtore e Bashës ka me deputeten e PS.

“Janë 44 deputetë që kanë firmosur, lajmi nuk është a ka firmosur Ori Nebiaj apo jo? Po ka firmosur. Çdo deputet që e ndjen veten në opozitë, do të bëjë opozitë dhe do t’i shkojë gjërave deri në fund ka firmosur. Çdo kush tjetër që që në nisje ka dashur të marrë në mbrojtje Xhaçkën, ai s’ka firmosur dhe as ka lejuar ata që ka në influencë. Ka firmosur edhe Kryemadhi.

Unë nuk i përgjigjem askujt që flet me veten. Unë di që e vetmja rrugë për të zgjidhur krizat kushtetuese është kjo derë. Kush do të varrosë çështjet dhe ti bashkohet aksionit të2 Edi Ramës për ti dhënë mbrojtje politike Olta Xhackës, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha.

Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Olta Xhaçkës që në qershor 2022. Arsyet i di ai, duhet t’i shpjegojë. Është miqësia e një prej bashkëpunëtoreve të tij me Olta Xhaçkën”, tha Bardhi.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu