MENU
klinika

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

24.04.2024 - 14:36

Ervin Karamuço paralajmëron tjetër “furtunë” në Policinë e Shtetit. Pas ndërhyrjes në sistemin “TIMS”, profesori i njohur i Fakultetit të Drejtësisë ka bërë me dije se një tjetër skandal pritet të dalë në dritë në ditët në vijim.

Bëhet fjalë për dhënien e gradave për këtë institucion të rëndësishëm, ku sipas tij është konsumuar vepra penale “Shpërdorimi i Detyrës”.


“Pas Ngjarjes së shëmtuar të vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë për Policinë e Shtetit. Shpërdorimi i detyrës në dhënien e gradave, do jetë një tjetër dosje prokurorie”, shkruante Karamuço në “Facebook”-un e tij.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa kujtojmë që për ndërhyrjen në sistemin TIMS është marrë i pandehur, drejtori i IT-së, Ervin Muça.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Njihte drejtorin, hyri natën në Policinë e Shtetit dhe..."

Eksperti Karamuço zbulon detajet e bujshme: Ja kush ndërhyri në TIMS


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu