MENU
klinika

Si u ekzekutua “Doda” me breshëri kallashnikovi

Vrasja e ish-efektivit Roland Rexhepi 15 vite më parë, Donald Hoxha ekstradohet nga Britania e Madhe!

25.04.2024 - 10:18

Donald Hoxha, i dënuar për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi rreth 15 vite më parë, është ekstraduar nga Britania e Madhe.

34-vjeçari, i akuzuar për vrasje me paramendim, fshihej në Londër ku u arrestua nga autoritetet britanike më 17 Janar të këtij viti.

“U ekstradua në Shqipëri: -nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi D. H., 34 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R.”, raportoi policia.

Donald Hoxha akuzohet se në datën 22 korrik 2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri ish-efektivin Roland Rexhepin.

Ish-efektivi, i njohur ndryshe edhe si “Doda” u ekzekutua me dy armë tip kallashnikov mëngjesin e 22 korrikut pranë banesës së tij teksa po shkonte te parkingu ku kishte makinën.

ZBULIMI I VRASJES

Atentati mafioz ndaj ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e 23 korrikut të vitit 2009. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi ndaj tij është qëlluar me breshëri nga dy armë zjarri të llojit automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia e Shtetit e konsideronte në atë kohë vrasjen e ish-efektivit një atentat të mirorganizuar dhe të planifikuar.

Duke qenë se autorët ishin të maskuar, çka identifikimi i tyre ishte i vështirë, ekspertët e kriminalistikës kanë mundur të sigurojnë vetëm provat e ADN-së të gjetura në një motor, në bishta cigaresh apo në një kapuç të gjetur më vonë.

Krahasimi i tyre ka bërë të mundur zbardhjen e autorëve të vrasjes, pavarësisht se dy të dënuarit nuk e kanë pranuar asnjëherë krimin. Në rastin e Florind Shabanit kanë qenë autoritetet hetimore nga Gjermania ato që kanë sjellë provat e ADN-së së tij pasi rezulton i dënuar në shtetin gjerman për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare kanë krahasuar ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani.

Nga përputhja e profilit gjenetik i gjetur në një bisht cigareje në vendin e krimit në vitin 2009, Prokuroria ka shpallur në kërkim Florenc Shabanin, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

VRASJA E ILIR REXHEPIT

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk kishte zbardhur ende vrasjen e ish-efektivit, në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë vritet në qendër të Elbasanit biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit të antikrimit në Policinë e Elbasanit.

Rexhepi u ekzekutua më 30 dhjetor të vitit 2011. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person që largohet duke çaluar, pasi ndaj atentatorit u kundërpërgjigj me armë biznesmeni, i cili humbi jetën pak momente më vonë.

Edhe kjo vrasje mbeti enigmë për vite të tëra, derisa në qershor të këtij viti autoritetet shpallën në kërkim shtetasin MihalaliasMirgenToshi, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Toshi është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur, ndërsa mbetet ende mister kush e porositi vrasjen.

Vrasja e ish-efektivit të antikrimit nisi kalvarin e ekzekutimeve në Elbasan

Ekzekutimi i ish-efektivit të antikrimit Roland Rexhepi nisi kalvarin e gjatë të ekzekutimeve në qytetin e Elbasanit. Disa prej vrasjeve ende nuk janë zbardhur sot e kësaj dite. Ndërkohë që disa ekzekutime kanë tanimë autorë, ende nuk janë zbardhur se kush i porositi këto vrasje të ndodhura nga përplasjet mes grupeve kriminale.

Si autor i kësaj ngjarjeje u dyshua fillimisht Bledar Muça, i cili u largua jashtë Shqipërisë menjëherë pas krimit, megjithëse ndaj tij nuk pati asnjëherë një akuzë zyrtare nga prokuroria lokale.

Bledar Muça u kthye në Shqipëri dy vite më vonë, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura se ishte ai pas vrasjes së Rexhepit. Tre vjet më vonë, Muçado të ishte objektiv i një atentati në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

Muça ndodhej në makinë me FlorencÇapen kur një breshëri automatiku është derdhur mbi ta. Nga atentati mbeti e plagosur edhe një efektive policie, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Të paktën 29 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, por jo autori i krimit, i cili u zhduk pa gjurmë edhe pse zona ishte tejet e populluar në ato momente.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu