MENU
klinika

Ka dy kushte për ish-kryeministrin

A do të bëjë aleancë me Sali Berishën? Përgjigjet Ilir Meta

25.04.2024 - 12:29

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të bërë aleancë me të.

Ai theksoi se kushtet janë që Sali Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij, dhe sipas Metës, edhe me “regjimin e Edi Ramës”.

Kreu i PL-së theksoi se Partia Demokratike duhet të organizohet më fuqishëm, duke shtuar se ndryshimi do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë shumë i fortë.

“Kushti i vetëm është që Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij dhe me regjimin e Ramës, asgjë tjetër.

E përshëndes doktorin për qëndresën e tij, PD të organizohet më shpejt dhe më fuqishëm, Kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, ndryshimi do të jetë shumë i fortë”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare

EMRAT/ Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë


“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu