MENU
klinika

Tenis

Federer mund Williams në lojën dyshe

01.01.2019 - 15:51

Në Perth të Australisë po luhet turneu i “Hopman Cup”, aktivitet ku tenistët luajnë përballë njëri-tjetrit, si në lojën teke, ashtu dhe atë dyshe mikse. Sot, fansat shijuan një përballje legjendash, mes dy prej ikonave të këtij sporti, atë mes Roger Federer dhe Serena Williams, që dueluan në një duel Zvicër-Amerikë.

Federer fitoi fillimisht 2-0 në lojën teke ndaj Frances Tiafoe (6-4, 6-1), ndërsa Serena Williams replikoi duke fituar 2-1 (4-6, 6-4, 6-3) ndaj zviceranes Belinda Bencic, duke barazuar në 1-1 shifrat.

Kështu që, fituesi doli nga përballja e lojës dyshe mikse, ku çifti zviceran Federer/Bencic mundi 2-0 çiftin amerikan S.Williams-Tiafoe (4-2, 4-3).

Ndeshjet e luajtura sot ishin vërtet të një niveli të lartë, me tenistët që treguan një formë të mirë fizike, ku Federer arriti të mposhtë në lojën dyshe mikse miken e tij Serena Williams.

Të gjithë fansat mezi e prisnin këtë duel, që dhuroi mjaft emocione, por dyshja zvicerane u tregua më e kujdesshme dhe superiore në fushë, duke e fituar këtë duel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit