MENU
klinika

Hartografia

Flet Artan Lame/ sfidat për vitin 2019

01.01.2019 - 16:57

Përmirësimi i hartografisë është sfida më e madhe sipas kreut të ALUIZNI-t Artan Lame për vitin që erdhi 2019. Për sektorin e regjistrimit të pasurive ky do të jetë një proces dhe problem në vazhdim që duhet të zgjidhjet.

Ai u shpreh se problem më im madh ngelet regjistrimi i tokës në fshat dhe regjistrimi pasurive të shtetit.

‘’Më i rëndësishmi aktualisht është regjistrimi i tokës në fshat. Janë gjysma e familjeve që kanë marrë tokën në fshat që ende e kanë të paregjistruar. Regjistrimi i tokës në fshat ka të bëjë direkt me faktin që nuk përfshihen në asnjë proces përfitimi nga të gjitha imputet që ofron shteti. Përmirësimi me themel i hartografisë në ZRPP.’’

 

 

Artan Lame për legalizimet u shpreh se tashmë procesi po shkon drejt përfundimit.

‘’Procesi i legalizimit ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij. E filluam para tre javësh në Fier, ku u përmbyll tërësisht procesi i legalizimit.’’

Shqipëria numërohen në total 4.4 milion pasuri të paluajtshme nga të cilat 600 mijë ende nuk janë regjistruar dhe rreth 80% e tyre janë me problem.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës