MENU
klinika

Ironizon protestën e opozitës

Spahiu: Edhe protesta e shoqatës së shoferëve ka qenë me e shumtë në numër!

26.04.2024 - 17:37

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, teksa ka deklaruar se edhe protesta e shoqatës së shoferëve ka qenë me e shumtë në numër.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu tha se për fat të keq protestuesit e opozitës nuk kanë kauzën e duhur as për të ndenjur një orë më shumë në protestë, pasi opozita nuk ka një kauzë të sajën.

“U kërkua që protesta të zgjaste 8 orë por për fat të keq opozita nuk gjen njerëz të cilët janë të gatshëm që të rezistojnë 8 orë pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe ata 300 apo 500 apo 1000 persona, për ata të cilët do duan ta fryjnë si pjesëmarrje, edhe ata nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë një orë për të qëndruar aty.

Arsyeja pse u shpërndanë është se 200 do shkonin të pinin kafe, 200 do shkonin të hanin sandviç, që këtu bie serioziteti i kauzës që ata kanë zgjedhur apo i motivit që ata shpresojnë të ngrenë në Tiranë. Tirana ka 1 milionë banorë dhe ata 500 veta treçereku vijnë nga rrethet, sepse në Tiranë e kanë të pamundur të mbledhin qoftë 100 veta.

Ç’është e vërteta opozita këtë kauz ja ka marrë Altin Dumanit, e ka të bëjë shumë nëse je kopje apo origjinal. Origjinali i kauzës ka autorësinë e SPAK dhe të BKH-së. Këto dy institucione kanë çuar në burg zyrtarët më të lartë.
Këta të tjerët kanë kopja që duan të përfitojnë në imazhin publik, në lidhje me protestën. Nëse ju shikoni protestat e shoqatës së shoferëve të taksive është absolutisht 100 herë më e madhe se protesta e opozitës së skaduar. Shoferët e taksive janë më serioz më të besueshëm e më popullor se kjo opozitë në Shqipëri”, tha Spahiu.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë