MENU
klinika

Festë dhe protestë

Viti i Ri nis me protesta/ Banorët e Unazës së Re nxjerrin 6 kërkesat

01.01.2019 - 17:43

Banorët e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re, e kanë nisur vitin e ri me protesta.

Si çdo ditë, ata kanë bllokuar edhe pasditen e kësaj të hëne qarkullimin e mjeteve në të dyja kahet e kalimit në aksin nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” .

Ndryshe nga herët e tjera, protesta është shoqëruar me tensione mes banorëve protestues dhe drejtuesit të një mjeti. Ky i fundit si duket nuk është pajtuar me bllokimin e rrugës.

Në protestë nuk munguan dhe fishekzjarret.

festa te Unaza e Re-konica.al

Banorët e Astirit kanë përpiluar 6 kërkesa, të cilat kërkojnë që qeveria t’i plotësojë me çdo kusht.

  • -Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;
  • -Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;
  • -Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;
  • -Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;
  • -Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;
  • -Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.