MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ç’është kyfoplastika?

27.04.2024 - 10:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ç’është kyfoplastika?

Mjeku:  Kyfoplastika eshte nje procedure kirurgjikale me nderhyrje minimal, shume moderne nepermjet te ciles realizohet injektimi i nje lende te quajtur cimento biologjike brenda ne trupin nje ose me shume vertebrave te kolones vertebrale.

Κjo metode trajton

  • fraktura te kolones vertebrale si rrjedhoje e traumes (psh pas nje aksidenti automobilistik apo renia nga lartesia),
  • osteoporozes si dhe
  • tumoreve belinj (hemangioma) ose malinj (myeloma multiple, metastaza ).

Kyfoplastika mund te perdoret si metode e vetme trajtimi te shume tipe frakturash traumatike ose patologjike (metastaza). Kjo teknike mund te perdoret shume mire e kombinuar edhe me metoda te tjera stabilizimi te kolones vertebrale (spondylodeza etj).

Ne metodat e kombinuara psh spondylodeze e kolones vertebrale per trajtimin e nje fracture, roli i kyfoplastikes eshte shume i rendesishem sepse perforcon trupin e vertebres duke ulur keshtu rrezikun e deshtimit te spondylodezes dhe nevojen per nje kirurgji te dyte korrigjuese e cila komplikon shume shendetin e pacientit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.