MENU
klinika

E përzuri nga partia dhe e akuzoi si të infiltruar të Ramës,

Kryemadhi ‘shigjeton’ Metën: Unë zgjodha familjen, jo përfitimet personale!

27.04.2024 - 11:09

Monika Kryemadhi ka sulmuar sot bashkëshortin e saj, Ilir Meta e cili e ka përjashtuar nga struktura drejtuese e Partisë së Lirisë.

Para filllimit të Konventës së partisë, në një reagim për mediat Kryemadhi tha se ajo zgjodhi të mbrojë familjen, ndryshe nga Ilir Meta.

Kryemadhi tha se konflikti i interesit është ai që shkatërron një forcë politike.

‘Dy propozime, e para vjen për buxhetimin e grave kandidate. Ky buxhetim që është në proces zgjedhor të jetë në funksion të grave kandidate. Propozimi i dytë është për sa i përket konfliktit të interesit. Meqënëse nepotizmi është shkaku i shkatërrimit të një partie politike, unë mendoj se është konflikti i interesit. Anëtari i partisë nuk mund të propzoojë individë që ka konflikt interesi. Janë dy propozime që në momentin që PL të vijë në qeverisje, çështja e e mërimeve të bëhet në bazë të meritokracisë.‘, tha Kryemadhi.

Ajo më tej është shprehur se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike.

‘Nuk besoj te fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi  nuk e bën për të bërë për shoë, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja.’, tha ish drejtuesja e partisë.

Monika Kryemadhi mbërriti në Konventë në Pallatin e Kongreseve e shoqëruar nga besnikët e saj në parti, Endrit Braimllari, ish-sekretar i Përgjithshëm në PL dhe Elon Guri, bashkëpunëtore e afërt e Kryemadhit dhe Metës.

Vëmendjen kryesore në Kongres pritet ta ketë pikërisht grupi i ish kryetares “Kryemadhi”, ndaj të cilit Meta ka pasur jo pak kritika dhe madje, akuza të forta duke i cilësuar si tradhtarë e të infiltruar të Edi Ramës.

Ju rikujtojmë se sot në Konventa e Partisë së Lirisë, pritet të zgjidhet kryetari dhe zëvendësi i tij, por ashtu siç ka njoftuar më herët Ilir Meta, këtë herë do të quhet President.

Konventa do të nisë zhvillimet në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Në konventë priten më shumë se 900 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar, mes të cilëve kryetarë të partive aleate, por deri rreth orës 10:00, salla ishte bosh.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë