MENU
klinika

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

27.04.2024 - 11:16

Një 40 vjeçar nga Peqini është arrestuar pasi ishte në kërkim për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një ngjarje të ndodhur në nëntor të vitit 2023 pasi qëlloi me armë zjarri drejt një personi.

Ngjarja ndodhur në lagjen “Xhami” në Peqin pas një konflikti për motive të dobëta.