MENU
klinika

Kush e fitoi postin e zv/presidentit

Publikohen rezultatet, Ilir Meta zgjidhet presidenti i Partisë së Lirisë

28.04.2024 - 10:03

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i Partisë së Lirisë, pas votimit që u zhvillua ditën e sotme në Konventën Kombëtare të kësaj force politike.

Ndërsa postin e zv/presidentit e ka fituar Erisa Xhixho.

Sipas rezultateve, për postin e presidentit ku morën pjesë në votim 727 delegatë;

Ilir Meta mori 691 vota
Faik Basha mori 27 vota
5 fletë të dëmtuara
4 fletë të pavlefshme
Nga ana tjetër, për potin e zv/presidentit ku morën pjesë 727 delegatë;

Xhixho mori 637 vota
Myrvete Asqeri mori 25 vota
Miranda Rira mori 50 vota
10 flet të pavlefshme
5 fletë të dëmtuar
Deklaratë e përbashkët për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi dhe Kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë, Denis Turabi

Mirëmbrëma të gjithëve!

Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00.

Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë.

Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, në transparencë të plotë dhe në praninë e mediave, si edhe të vëzhguesve të caktuar nga secili kandidat pjesëmarrës në garë.

Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se:

Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.

5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.

Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë.

10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara.

I urojmë suksese Presidentit të zgjedhur të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe Zëvendes Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho.

Ju faleminderit!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye